Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer ka reaguar sot lidhur me masat ndaj Kosovës, gjersa i ka bërë thirrje shefit të Jashtëm të BE-së, Josep Borrell që t’i lërë anash paragjykimet e Spanjës kundër Kosovës.
Butikofer ka mirëpritur takimin e paralajmëruar të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke theksuar se janë të papranueshme sanksionet ndaj Kosovës pavarësisht gabimeve të Qeverisë.
“E mirëpres që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg nuk po i bashkohet politikanëve të shumtë të SHBA-së dhe BE-së që kanë refuzuar të kenë shkëmbime diplomatike me Kosovën kohët e fundit…”, shkruan deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, transmeton Telegrafi.
Ai më tej thekson se politikat e SHBA-së dhe BE-së janë të njëanshme, në favor të Serbisë, duke vendosur standarde të dyfishta dhe duke injoruar në masë të madhe faktin që Kosova ka kaluar nëpër dhimbje të mëdha për t’i bërë vlerat evropiane ‘një matës’ për politikën e tyre.
“Situata në Ballkanin Perëndimor destabilizohet më tej përmes pozicionimit të gabuar të BE-së dhe SHBA-së. Josep Borrell më në fund duhet të lërë prapa paragjykimet anti-kosovare të atdheut të tij, Spanjës… Mësoni nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe rifilloni menjëherë dialogun e nevojshëm me Kosovën. Pa dyshim, gabime ka bërë edhe Qeveria e Kosovës. Por, është thjesht e papranueshme dhe madje joevropiane ta sanksionosh atë rëndë, ndërsa të gjitha veprimet e presidentit serb Vuçiq…, përfshirë mobilizimin e bandave të dhunshme të banditëve, tolerohen me durim të pafund”, shkruan Butikofer.
I welcome very much that NATO Secretary General #Stoltenberg is not joining the many US and EU politicians that have been refusing to have diplomatic exchanges with #Kosovo recently, effectively ostracizing the country. 1/5https://t.co/3PxwOGTJq2
— Reinhard Bütikofer (@bueti) September 7, 2023
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën