Në kuadër të Samitit të 8-të Global të Partneritetit për Qeveri të Hapur, që këtë vit po organizohet nga Qeveria estoneze, ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, shtroi një drekë pune në të cilin ishte i ftuar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se përgjatë drekës, udhëheqësit e delegacioneve pjesëmarrëse, diskutuan për zhvillimet e fundit në rajonet përkatëse, pasojat e agresionit të vazhdueshëm rus, dhe rreziqet nga kërcënimet kibernetike, sidomos ato që vijnë nga Rusia.
U diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit, në rrafshin politik, ekonomik, dhe të sigurisë, si dhe për vlerën e shkëmbimeve të përvojave në demokratizim të shoqërive dhe reformim të administratës publike drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët./Arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...