Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve “Joanat e Kosovës për Përfshirje Sociale dhe Drejtësi” do të mbahet gjatë ditës së nesërme.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se ceremonia do të filloj të enjten në ora 13:00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Shpërndarja e çmimeve do të bëhet nga Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, përcjell Arbresh.info.
Çmimi “Joanat e Kosovës” është duke u organizuar për herë të parë në Kosovë, ky çmim do të jetë në kuadër të Festivalit Multikulturor.
“Joan Trumpauer Mulholland është aktiviste e të drejtave të komuniteteve në Amerikë, e cila ka qenë pjesë e turneut të famshëm “Freedom Rides” të vitit 1961, përmes të cilit synuan që të ndalojnë diskriminimin që bëhej gjatë përdorimit të transportit publik në Amerikë”, thuhet në komunikatë.
Për shkak të aktivizmit të saj, Mulholland u përjashtua nga familja e saj, u sulmua dhe u kërcënua nga turmat dhe madje u mbyll për javë të tëra në një qeli për t’u dënuar me vdekje.
Ndarja e këtij çmimi është shprehje e vërtetë e falënderimit dhe një ndriçim për individët e jashtëzakonshëm të Kosovës që kanë udhëhequr rrugë të ndryshme drejt një shoqërie më të drejtë dhe të përfshirë./Arbresh.info/
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...