Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit dy ditor në Shqipëri, i ka dorëzuar shkrimtarit, Ismail Kadare, dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani i ka uruar mirësemardhje Kadaresë në “familjen e madhe të Kosovës”, shkruan Arbresh.info
“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Osmani
“Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!”, shtoi ajo.
Kujtojmë që Presidentja Osmani kishte nënshkruar dekretin e dhënies së nënshtetëisë së Kosovës për shkrimtarin Ismail Kadare më 1 gusht./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër