Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” ka njoftuar se drejtor i ri është zgjedhur Hilmi Shala.
Spitali njofton se Shala ka punuar profesor i lëndëve profesionale në Shkollën e Mjekësisë në Gjakovë; Shef i Farmacisë Qendrore të Spitalit; Udhëheqës i Divizionit të Farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë; Drejtor i Departamentit të Farmacisë në Fond të Sigurimeve Shëndetësore; UD Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë Tetor 2019 – Dhjetor 2021.
Njoftimi i plotë:
Nga sot Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës e udhëheq Mr.Ph.Hilmi Shala.
Mr.Ph.Hilmi Shala lindi në fshatin Cërmjan me10.08.1978, shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Gjakovë dega Mjekësi e Përgjithshme.
Studimet i mbaroj në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, dega Farmaci dhe e mori titullin Magjistër i Farmacisë.
Përvoja e punës:
* Ka punuar si profesor i lëndëve profesionale në Shkollën e Mjekësisë në Gjakovë.
* Shef i Farmacisë Qendrore të Spitalit,
* Udhëheqës i Divizionit të Farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë,
* Drejtor i Departamentit të Farmacisë në Fond të Sigurimeve Shëndetësore.
* UD Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë Tetor 2019 – Dhjetor 2021.
Eshtë i martuar dhe ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë./Arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...