Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin Aziz Gashi për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë në një fshat të Malishevës.
Në operacionin e arrestimit të të dyshuarit kanë marrë pjesë edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës ashtu si dhe K9.
“Sot me datë 04.09.2023 kanë vazhduar veprimet operative hetimore për të lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit të vrasjes së djeshme në Prizren. Gjatë ditës së sotme me urdhër Prokurorit dhe me autorizim te Gjykatës Themelore, është bastisë një lokacion në Malishevë ku është dyshuar se mund të gjendet I dyshuari, në atë lokacion nuk është gjet i dyshuari por është gjet një armë-pushkë automatike që dyshohet se është përdor në rastin e krimit. Veprimet operative-hetimore kane vazhduar duke kontarolluar lokacione të ndryshem, kryesisht në rrethinën e Malishevës. Me vonë në orët e mbrëmjes është lokalizuar dhe është arrestuar I dyshuari. Arrestimi I të dyshuarit është bërë në fshatin Tërpez të Malishevës. Në operacion për arrestimin e të dyshuarit përveç Sektorit të Hetimeve të Drejtorisë të Policisë në Prizren kanë asistuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës dhe njësi të tjera , si K9 etj.”, ka thënë Bytyqi.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë disa orë pas publikimit të fotografisë së të dyshuarit nga Policia e Kosovës, ku kërkohej edhe bashkëpunimi i qytetarëve për kapjen e tij./Arbresh.info
Ky është i dyshuari për vrajsen në Prizren, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...