Gati gjysma e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në harkun e muajve janar-korrik janë nga Kosova.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga 5.2 milionë të huaj në total, 2.2 milionë janë shqiptarë të Kosovës. Italianët janë të dytët me mbi 430 mijë turistë, ndjekur nga qytetarët e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Greqia dhe Gjermania.
“Vihet re që në dy vitet e fundit nuk po kemi më turizëm patriotik, por edhe nga vendet perëndimore. Ky është një sinjal shumë i mirë,” shprehet Albiona Muçoimaj, operatore turistike.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se Shqipërinë deri më tani e kanë vizituar turistë nga 152 vende të ndryshme të Botës.
Operatorja turistike, Albiona Muçoimaj tregon edhe se çfarë kanë preferuar më së shumti turistët e huaj në këto 7 muaj.
“Që nga mali, deti, turizmi kulturor gjithashtu. Ka një ndërthurje të shijeve dhe përzgjedhjeve nga të huajt.”
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se shtetet e vetme prej të cilave Shqipëria nuk ka pasur asnjë turist në harkun e muajve janar-korrik janë Kongo, Eritrea, Monako, Huionea, Bahamas dhe Belize./a2news
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...