Kristjan Asllani do të qëndrojë te Interi. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka vendosur të mos ndryshojë skuadër, pavarësisht se në ditën e fundit të merkatos, në drejtim të tij kanë ardhur disa oferta nga klube si Fiorentina e Sassuolo, që e kanë kërkuar në huazim.
Gjithsesi pas një takimi me menaxherët e tij dhe drejtuesit zikaltër, duket se Asllani ka vendosur të luajë shanset e tij nën urdhrat e Simone Inzaghit, pasi ka refuzuar të gjithë ofertat për huazimin.
Asllani luajti pak sezonin e kaluar dhe këtë vit nuk ka zbritur ende në fushë ende në asnjë prej dy ndeshjeve zyrtare, megjithatë duket i bindur t’i ndryshojë mendjen Inzaghit dhe të marrë më shumë hapësira përpara mbrojtjes.
Ndërkohë, mesfushori që mund të largohet nga zikaltrit me ardhjen e Klaasen, është italiani Stefano Sensi, që gjithsesi nuk duket i bindur për t’u rikthyer në klubin emilian./ss
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Moti: Vranët dhe me diell
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...