Të adhuruar nga turistë, të urryer nga vendasit, skuterët elektrikë më në fund janë hequr nga rrugët e Parisit.
1 shtatori ishte afati i vendosur nga autoritetet lokale që kompanitë të mblidhnin mjetet e përhapura në mbarë kryeqytetin.
Lëvizja vjen pas një referendumi të mbajtur në prill, në të cilin parizienët votuan për ndalimin e skuterëve me bateri, duke konfirmuar se shumë prej tyre e shihnin mjetin si burim aksidentesh.
“Ne filluam të tërhiqnim 5 mijë skuterët tanë të dielën e kaluar dhe pak nga pak mjetet tona në rrugë u pakësuan. Po heqim nga 400 deri në 500 mjete në ditë, nga ora 10 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, me 7 anëtarë të stafit që punojnë posaçërisht”, tha Clement Pette, pronari i një kompanie të skuterave.
Parisi është qyteti i parë evropian që ka ndërmarrë këtë hap drastik. Banorët janë ankuar se drejtuesit e skuterëve elektrikë ecin “zig-zag” mes këmbësorëve dhe shkaktojnë incidente. Ndërsa kompanitë prodhuese kanë deklaruar se do t’i çojnë mjetet e tyre diku tjetër./euronews
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë