Admir Mehmedi e ka konfirmuar largimin nga futbolli në moshën vetëm 32-vjeçare.
Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut ka bërë një karrierë prej 15 vitesh në futbollin profesionist, shkruan Arbresh.info.
View this post on Instagram
Karrierën e filloi në Winterthuri ku luajti si fëmijë, për të vazhduar pastaj në Zvicër te FC Zurich.
Pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Bundesligën gjermane.
Në elitën e futbollit gjerman Mehmedi qëndroi plot tetë vite, duke veshur fanellat e skuadrave si Freiburg, Bayer Leverkusen dhe Wolfsburg.
Krejt në fund sulmuesi shqiptar ishte pjesë e skuadrës turke Antalyaspor, derisa vendosi t’i japë fund karrierës së tij.
Mehmedi ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës ku luajti në 76 ndeshje, duke realizuar 10 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë./Arbresh.info/
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit