Komuna e Obiliqit ka miratuar sot Ligjin për Tatimin në Pronë, i cili parasheh faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë për vitin 2023.
Kështu bëri të ditur vetë kryeasamblisti i Lëvzisjes Vetëvendosje në këtë komunë, Sami Ahmeti, shkruan Arbresh.info.
“Me iniciativën e këshilltareve komunal të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Obiliq, të mbështetur nga këshilltarët opozitar në fillim të shkurtit patëm mbajtur seancë të jashtëzakonshme për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 për të gjithë banorët e Komunës së Obiliqit, ku edhe patëm dal me rekomandim pozitiv.”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
“Pasi që Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar plotësim/ndryshimin e Ligjit 08/L-224, i cili mundëson faljen e tatimit në pronë, Kuvendi Komunal në Obiliq sot mori vendim në favor të propozimit tonë.”, shtoi ai.
Tutje ai bëri të ditur se do të kompensohen deri në 100 euro ata që kanë paguar tatimin në pronë për vitin 2023.
“Andaj të gjithë ju që nuk keni paguar tatimin në pronë për vitin 2023 obligimet e juaja (deri në 100€) do të shlyhen, ndërsa në rast se tashmë keni paguar, vlera e faturës së vitit 2023 do të ju kompensohet për vitin 2024.”, njoftoi ai./Arbresh.info.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku