Franca ka vendosur të mos e tërheqë ambasadorin nga Nigeri, edhe pse organizatorët e grushtit të shtetit i kishin lënë një afat 48 orë për t’u larguar nga vendi.
Këtë gjë e konfirmoi dhe presidenti Emmanuel Macron gjatë një fjalimi sfidues, i cili tha se ambasadori Sylvain Itte do të vazhdojë të qëndrojë në Niger, madje e duartrokiti vendimin e tij.
“Franca dhe diplomatët e saj janë përballur me situata veçanërisht të vështira në disa vende muajt e fundit, nga Sudani deri në Niger. Unë duartrokas kolegun tuaj Itte për vendim e marrë”, u shpreh Macron në një takim me trupi diplomatik.
Presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum u rrëzua më 26 korrik në një grusht shteti, zhvillim që është dënuar nga Franca dhe shumë nga fqinjët të këtij vendi.
Ambasadori Itte refuzoi të takohej me udhëheqësit e rinj të Nigerit pas grushtit të shtetit, dhe për këtë arsye junta ushtarake kërkoi largimin e tij.
Në fjalimin e së hënës, Macron mbrojti praninë ushtarake të Francës në Niger, duke deklaruar se pa ndërhyrjen e Parisit, vendi nuk do të ekzistonte më me kufijtë e tij ekzistues./A2CNN
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...
Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një...