Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur Kosovën storie të dyfishtë suksesi në Forumin Strategjik të Bledit.
Në një panel diskutimi, së bashku me liderët e tjerë të rajonit, përfshirë kryeministrin nikoqir, Robert Golob, Kurti ka thënë se po punohet vazhdimisht që Kosovën ta njohin edhe pesë shtetet e BE-së, të cilat nuk aktualisht nuk e njohin Kosovën, raporton Ekonomia Online.
Sipas Kurtit, përveç mënyrës diplomatike për njohje, mënyra tjetër për t’i bindur shtetet “skeptike” është përmes progresit si shtet.
“Pesë nga 27 shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën akoma, Greqia, Sllovakia, Romania, dhe Spanja e Qipro. Po punojmë me ta në mënyrë bilaterale dhe diplomatike, gjithashtu edhe në Bruksel”.
“Atmosfera mes nesh dhe këtyre shteteve është më e mirë se më parë. I kemi ca hapa të vegjël konkretë dhe në këtë mënyrë që t’i bashkohen shumicës së shteteve të BE-së që na njohin ne”.
“Një mënyrë tjetër se si po mundohemi t’i bindim shtetet që akoma janë skeptike është përmes progresit si shtet. Kosova është storie e dyfishtë e suksesit, storie e suksesit të intervenimit të NATO-s në 1999tën për ta ndalur gjenocidin e Milloshevoiqit dhe të Serbisë në atë kohë dhe e demokracisë e ekonomisë”.
“Bazuar në raportet e Transperancy International, Freedom House, Kosova është në krye të shteteve të Ballkanit në luftimin kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, pra jemi optimistë sa i përket njohjeve”, ka thënë Kurti.
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet