Tekstet në gjuhen shqipe vazhdojnë të mbesin shqetësim për nxënësit e komunave të Luginës së Preshevës.
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) ka reaguar të hënën pasi Ministra serbe e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje për lejen e përdorimit të teksteve të gjuhës shqipe për klasat e ulëta dhe për të tekstet e matematikës në gjimnaz.
“Shtëpia botuese e vetmja shqiptare në Serbi “Albas”, në koordinim me KKSH ka aplikuar për lejen e përdorimit të teksteve “Gjuha shqipe për vitin e I,II,III dhe IV, dhe matematika viti II dhe III (Gjimnaz). Sipas ligjit për tekstet shkollore nr. 27/2018, Ministria e arsimit është dashur në afat prej 60 ditëve të kthej përgjigje. Më datë 14.08 janë bërë 60 ditë nga kërkesa dhe ende nuk kemi përgjigje”, ka shkruar Nevzat Lutfiu, kryetar i KKSh-së.
Për këtë dhe për të gjitha sfidat e arsimit shqip, ai thotë se i ka dërgova kërkesë për takim ministres së arsimit në Serbi, Slavica Dejanoviq.
“Kur është në pyetje të ndëshkohen shqiptarët, thirren në ligje, kur është në pyetje interesi i shqiptarëve i shkelin ligjet”, ka shkruar Lutfiu në reagimin e tij./Arbresh.info/
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...