Al Ittihad është duke bërë përpjekje serioze për të transferuar Mohamed Salah këtë verë.
Golashënuesi i pestë më i mirë në historinë e Liverpoolit, Mohamed Salah, është cak i një interesimi serioz nga skuadra saudite, Al Ittihad.
Në fillim të kësaj merkatoje, Salah përjashtoi çdo mundësi për tu larguar nga Liverpooli, por tani thuhet se dëshiron që të dëgjojë për oferta nga Al Ittihad.
Ylli egjiptian thuhej se ishte i hapur rreth idesë së largimit nga Liverpooli në verën e ardhshme, por tani gjërat si duket po ndryshojnë. Salah tani dëshiron të dëgjojë se çfarë po i ofron Al Ittihad.
Al Ittihad raportohet se është i gatshëm të ofrojë më shumë se 122 milionë euro për shërbimet e Salah.
Momentalisht, Salah nuk do ta detyrojë një transferim larg Liverpoolit, pasi që ai dëshiron të respektojë dëshirat e klubit. Ai ka respekt të madh për gjigantin anglez dhe tifozët./kk
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...