Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kundër BATE Borisov, në takimin e parë të “Play-Off”-it për grupet e Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës fitoi 4:1 kundër ekipit bjellorus në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan lajmi.net.
Skuadra nga Suhareka është shumë afër që të kualifikohet për herë të dytë në dy vitet e fundit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Pjesëmarrja në fazën e grupeve do t’i siguronte një shumë të madhe të parave për klubin suharekas.
Pjesëmarrja në grupet e Ligës së Konferencës shpërblehet me 2.94 milionë euro, pa përfshirë shumat tjera që merren në rast të fitoreve aty.
Ndryshe, takimi i kthimit do të luhet një javë më vonë në Hungari./Lajmi.net/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...