Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do t’i stërvitin pilotët ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë F-16 nga tetori, duke iu bashkuar një koalicion të Perëndimit, i cili po i ndihmon pilotët e Kievin të përgatiten për t’iu bashkuar luftës kundër pushtuesit rus me avionë të sofistikuar luftarakë.
Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, tha më 24 gusht se programi do të fillojë në shtetin e Arizonës pasi pilotët ukrainas ta kenë përfunduar kursin e gjuhës angleze.
“Këta pilotë do të jenë pjesë e kursit të gjuhës angleze në Bazën e Forcës Ajrore Lackland, në San Antonio, Teksas, në shtator, para se të stërviten për fluturimin e [avionëve] F-16 në Arizona”, tha Ryder, pa treguar numrin e saktë të pilotëve.
Pilotët ukrainas do të stërviten edhe nga Danimarka dhe Rumania në javët në vijim. Edhe Greqia ka thënë se do t’i stërvitë ata.
Ky vendim i SHBA-së vjen pak orë pasi Norvegjia vendosi t’i dhurojë Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16, duke u bërë kështu vendi i tretë që i ndihmon asaj me aeroplanë në luftën kundër Rusisë.
Danimarka dhe Holanda kanë konfirmuar tashmë se do t’i dhurojnë avionë luftarakë F-16 Ukrainës.
Kopenhaga është zotuar për t’ia dhuruar asaj 19 avionë, ndërsa Haga do t’ia japë 42, sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky./rel
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës