Greqia po kalon një periudhë të vështirë me zjarret, teksa vatrat shtohen dita – ditës, e shumë prej tyre janë gati të pakontrollueshme duke shkaktuar dëme të mëdha.
Prej ditës së djeshme edhe shteti shqiptar i erdhi në ndihmë fqinjit të tij duke dërguar disa forca zjarrfikëse.
Efektivët shqiptarë janë angazhuar në zonën e Aleksandropulit, një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë, ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje.
“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë.”, ka shkruar Rama./abcnews.al
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...