Ministri I Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se janë marrë të gjitha hapat për ndërtimin e 10 shtëpive në veri të Mitrovicës.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Aliu theksoi se me 23 gushtë është realizuar takimi i parë me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq bashkë me kryefamiljarët përfitues të shtëpive, përcjell Arbresh.info.
“Tashmë janë marrë të gjitha hapat për fillimin e ndërtimit të dhjetë (10) Shtëpive në Veri të Republikës së Kosovës, me ç’rast me datë 23.08.2023, është realizuar takimi i parë në zyrën e Kryetarit të Komunës së Mitrovisë së Veriut, z. Erden Atiq, bashkë me kryefamiljarët, njëherit përfituesit e shtëpive, ku edhe është realizuar vizita në lokacionet e caktuara për ndërtimin e shtëpive”, ka shkruar Aliu.
“Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës”, ka qenë i ndarë në 3 LOTE: LOT 1: Ndërtimi i 10 shtëpive, që tashmë ka marrë rrugën e duhur, si dhe LOT 2: Ndërtimi i 11 shtëpive dhe LOT 3: Renovimi i 4 shtëpive, që shumë shpejtë pritet që të përfundojnë procedurat edhe për këto dy LOT-et e tjera, në mënyrë që projekti të përfundojë në tërësi sa më pare”, tha Aliu./Arbresh.info
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...