OJQ “QIPS” reagon për rastin për zjarrin në dhomën e Klinikës Psikiatrike

16:58 | 24 Gusht 2023
E.G

Organizata Joqeveritare për Informim dhe Përmirësim Social (“QIPS”) ka reagaur pas vdekjes së pacientit nga zjarri i shkaktuar në Klinikën Psikiatrike mbrëmë.

Tutje në reagimin e kësaj organizate, i shprehet ngushëllime familjes së viktimës teksa i uroi shërim të shpëjtë për personat tjerë të ndikuar, shkruan Arbresh.info.

“Në orët e vona të natës jemi informuar nga media mbi vdekjen e një pacienti i cili po merrte trajtim në Klinikën e Psikiatrisë brenda QKUK. Nga informatat e publikuara, pacienti ishte futur në dhomën e izolimit për trajtim të pavullnetshëm, ku është ndezë një zjarr i cili e vrau pacientin dhe shkaktoi lëndime tek persona të tjerë, duke përfshirë staf dhe një paciente tjetër. Në moment po dyshohet se, për shkak të mungesës së kontrollit adekuat, pacienti ka pasur mundësinë që të marr një mjet me të cilin ndezi krevatin dhe rezultoi në fatalitet.”, thuhet në reagim.

“I shprehim ngushëllimet tona për familjen në ballë të kësaj tragjedie dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për personat tjerë të ndikuar.”, thuhet tutje.

Tutje ata kanë mirëpritur lajmin nga ShSKUK se janë në proces të vlerësimit të situatës dhe të ndëshkimit ndaj personave përgjegjës.

Sidoqoftë, kjo organiztaë i rikujtoi ShSKUK-së se duhet të shmangin metoda regresive të trajtimit të pacientëve, duke përfshirë këtu shtrëngimin e trajtimit të pavullnetshëm, ashtu siç rekomandohet edhe nga OBSH.

“Masa të tilla lejojnë dhe legjitimojnë vdekjet e pacientëve nga moskujdesja përkundër idesë se i “ruajnë nga vetëvetja”. Nuk është vetëm kontrolli i mjaftueshëm që duhet të shtrohet në pyetje, por e gjithë politika e trajtimit të pavullnetshëm të pacientëve në qoftë se dëshirojmë që të sigurojmë se nuk do të ketë më raste të tilla.”, njofton OJQ “QIPS”.

Shpresojmë se ShSKUK, së bashku me Ministrin Arben Vitia, të ndërmarrin hapat e duhura dhe konform rekomandimeve të OBSH. /Arbresh.info

Lexo edhe:

Një pacient i vdekur nga zjarri në dhomë në Psikiatrinë e QKUK-së, dy infermiere dhe mjeku të asfiksuar

 

Të ngjashme