Bordi Drejtues i ShSKUK-së me kërkesë të Ministrit të Shëndëtësisë, Arbren Vitia ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte zjarri në Klinikën e Psikiatrisë si pasojë e të cilit një pacient ka humbur jetën.
Sipas njoftimit, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së të bëjë vlerësimin e gjendjes dhe të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës, shrkaun Arbresh.info.
“Sot, Bordi Drejtues i ShSKUK-së, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte ngjarja e fundit e ndodhur në Klinikën e Psikiatrisë.”, thuhet në njofitm.
“Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.”, thuhet tutje.
Ndër të tjera, ShSKUK në njoftimin e tyre, kanë paralajmëruar veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla./Arbresh.info.
Lexo edhe:
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...