Arrestohet kosovari në Sarandë, dyshohet se mbante peng 6 italianë që i dëmtuan apartamentin

13:22 | 24 Gusht 2023
E.G

Një 59 vjeçar nga Kosova është vënë në pranga të Policisë në Sarandë si i dyshuar për mbajtje peng të 6 shtetasve italianë, pasiqë të njëjtit dyshohet si i dëmtuan pajisjet në apartamentin e dhënë me qira.

Sipas njoftimit të Policisë, materialet proceduarle i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm në Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, shkruan Arbresh.info.

Njoftimi i plotë:

I dëmtuan pajisje në apartamentin e dhënë me qira dhe për këtë shkak iu hoqi lirinë 6 shtetasve italianë, për rreth 1 orë, në këtë apartament, vihet në pranga 59-vjeçari nga Kosova.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, një shtetas iu kishte hequr lirinë, në mënyrë të kundërligjshme, disa shtetasve, në një apartament, shërbimet e Komisariatit te Policisë Sarandë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të shërbimeve të Policisë, është vënë në pranga shtetasi J. A., 59 vjeç, banues në Prishtinë, si dhe është bërë lirimi i shtetasve, nga apartamenti.

59-vjeçari, për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”./Arbresh.info