Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se një 91 vjeçar nga fshati Greme të Ferizajt është zhdukur tash e 6 ditë .
Me anë të një njoftimi, Polcia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij, shkruan Arbresh.info.
“Me datën 23.08 2023 rreth orës 17:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se është një rast i personit të zhdukur nga fshati Greme e Ferizajt. Bëhet fjalë për personin, ILAZ (TAHIR) SEJDIU i lindur me 19.10.1932, me banim në fshatin Greme, komuna e Ferizajt, i cili me datën 17.08.2023 rreth orës 07:10 kishte dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka njoftuar se ai është i gjatë, 170 cm, peshon, 75 kg, ka sy kafe, flokë të thinjura, ndërkaq kishte të veshura: pantollona dhe xhaketë ngjyrë kafe, këpucë të zeza me shirita ngjitës dhe me plis të bardhë.
Sipas njoftimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, janë në kërkim të personit të zhdukur.
Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve .
Tutje, Policia bën apel te të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me personin e zhdukur, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë”/Arbresh.info
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...