Udhëheqësi i grupit mercenar rus “Wagner”, Yevgeny Prigozhin publikoi videon e parë lidhur me veprimtarinë e grupit, që nga rebelimi jetëshkurtër i tij kundër zyrtarëve të mbrojtjes në Rusi.
Në videon e publikuar në rrjete sociale, 62 vjeçari thotë se grupi i tij po kryen aktivitete zbulimi dhe kërkimi dhe se puna e tyre “po e bën Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet, ndërsa Afrikën edhe më të lirë”, siç u shpreh ai.
“Ne po rekrutojmë forca të vërteta dhe po vazhdojmë të zbatojmë detyrat që premtuam se do t’i përmbushim”, thotë ai.
E ardhmja e Wanger-it dhe udhëheqësit të këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, është e paqartë nga dita kur ai nisi një rebelim të shkurtër kundër udhëheqësve të mbrojtjes ruse, në fund të qershorit.
Disa luftëtarë të grupit janë zhvendosur në Bjellorusi, ku po kryejnë stërvitje ushtarake.
Kanalet ruse në rrjete sociale, të afërta me udhëheqësin e grupit mercenar, thanë se zoti Prigozhin po rekrutonte mercenarë në Afrikë dhe se po fton investitorë nga Rusia për të investuar në Republikën e Afrikës Qendrore përmes grupit që besohet se ai e kontrollon, të quajtur “shtëpia ruse”.
Nga viti 2014 grupi Wagner është një forcë e pamëshirshme e angazhuar në të gjithë Afrikën, që është përdorur nga Kremlini si mjet për të zgjeruar praninë e Rusisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë./voa/
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...