Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se në vitin 2020 ishte nënshkruar Udhëzimi Administrativ për Kontrollin dhe Cilësine e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, sipas tyre ky një akt i paligshëm e pa bazë ligjore.
Sipas tyre, kjo ishte për të autorizuar një biznes privat që të kryente kontrollimin e karburanteve para hyrjes në treg, duke ia marrë kompetencën Doganës dhe shënjimin e karburanteve, përcjell Arbresh.info.
“Krejt ky shërbim i ishte dhënë një kompanie private me ç’rast fitim neto para tatimit për këtë shërbim do t’i kushtonte me dhjetëra miliona euro buxhetit të shteti.”, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje në Facebook.
Tutje, LVV tha se në vitin 2021, MINT ka dorëzuar kallëzim penal në Policinë dhe Prokurorinë Speciale, por, sipas tyre, nuk ka pasur ndonjë veprim. /Arbresh.info
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë