Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq I cili kërcënoi rajonin për shkak të njohjes së Kosovës.
Me anë të një postimi në Tëitter, Osmani i ka vlerësuar “vërejtjet” sit ë papërshtatshme, përcjell Arbresh.info.
Tutje ai ka thënë se Maqedonia e Veriut është për paqe në rajon.
”Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinj. Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në pritje të sqarimit nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, ka shkruar Osmani.
Minsitri serb, Vuçeviq kishte thënë se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mendojnë se anë në paktin e NATO-s dhe i kanë zgjidhur problemet e tyre me të.
“A flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A fleni të qetë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe i kanë zgjidhur problemet e tyre me të. Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur ata u bënë anëtarë të asaj sigurie kolektive, pra aleancës së NATO-s, mendojnë se i kanë zgjidhur të gjitha problemet e tyre dhe se asgjë nuk mund t’u ndodhë”, kishte thënë Vuçeviq. /Arbresh.info
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje