Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka thënë se në pesë vitet e fundit janë shpenzuar afër 52 milionë euro në blerjen e teksteve shkollore nga shtëpitë botuese.
Me anë të një postimi në Facebook, Kelmendi i ka quajtur të papranueshme, të paarsyeshsme dhe abuzuese çmimet e librave 27 e 30 euro, përcjell Arbresh.info.
Sipas tij, kjo nuk lejohet me qeverisjen Kurti.
“Në 5 vitet e fundit janë shpenzuar afër 52 milionë euro për blerjen e teksteve shkollore nga shtëpitë botuese. Janë të papranueshme, të paarsyeshme dhe abuzuese çmimet e librave 27 e 30 euro. Sigurisht kjo nuk do të lejohet në qeverisjen tonë.”, ka shkruar Kelmendi.
Tutje ai shkroi se po angazhohen që pos përmirësimit të cilësisë së teksteve, të ndalet, siç tha ai, abuzimi me buxhetin e shtetit.
“Në anën tjetër, reagime të pritshme nga grupet e interesit për të mbrojtur abuzimet me tekstet shkollore.”, shtoi ai.
“Kjo nuk kalon!”, përfundoi Kelmendi./Arbresh.info.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump