Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në orët e para të mëngjesit ka bastisurMinistrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ndërsa ka shoqëruar në Polici drejtorin e Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.
Përmes raportit 24 orësh, policia njofton se janë kontrolluar një shtëpi, dy banesa, një lokal afarist dhe dy zyra
“Me datë 18.08.2023 është zbatuar urdhëresa e datës 17.08.2023 e Gjykatës Themelore në Prishtinë–Departamenti Special për kontrollim, ku janë kontrolluar një shtëpi, dy banesa, një lokal afarist dhe dy zyra”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...