Pas një punë të mirë të organizuar operacionale, Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj një person në Gjilan, i dyshuar për mashtrim dhe vjedhje të rëndë.
K.S., (1991) dyshohet se ka qenë i përfshirë në katër raste të veprave penale, përcjell Arbresh.info.
“Arrestimi i tij është bërë pasi që për të njëjtin janë gjetur prova materiale se ka qenë i përfshirë së paku në katër raste të veprave penale si ,,Mashtrim’’ dhe ,,Vjedhje e rëndë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajit gusht në qytetin e Gjilanit”, thuhet në njoftim.
Intervistimti i të dyshuarit është bërë në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë./Arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit