Luciano Spalletti po konsiderohet objektivi kryesor për të zëvendësuar Roberto Mancinin si trajnerin i kombëtares italiane.
58-vjeçari Mancini dha dorëheqjen e papritur nga posti i tij të shtunën mbrëma, duke e futur FA italiane në kaos vetëm 10 muaj përpara Euro 2024, për të cilin Azzurri ende po punojnë për t’u kualifikuar, transmeton Arbresh.info.
Shumë emra janë shfaqur si kandidatë të mundshëm për këtë rol, duke filluar nga Antonio Conte te Gennaro Gattuso.
Sipas, Corriere dello Sport kandidati i preferuar i presidentit të FIGC, Gabriele Gravina është Spalletti dhe ai pritet të bashkohet me ish- trajnerin e Napolit në Forte dei Marmi në ditët në vijim për të prezantuar projektin e Azzurrit.
Një çështje është klauzola e largimit të tij me Napolin; trajneri u largua nga posti i tij në kryeqytetin e Campania-s një vit në fillim të kësaj vere dhe ka një klauzolë përfundimi prej 3 milionë euro në kontratën e tij.
Mancini fitoi 4.5 milionë euro neto në vit me ekipin kombëtar dhe e njëjta shumë mund t’i ofrohet Spallettit, të cilit do t’i jepet një kontratë trevjeçare./Arbresh.info/
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA
Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...