Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kryetema e vizitës së tij në Tetovë dhe në Prizren ishte ishte pikërisht rruga Prizren-Tetovë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se kostoja e këtij projekti të madh infrastrukturor do të jetë rreth 200 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
“Të premten në Tetovë. Sot në Prizren. Rruga Prizren-Tetovë është kryetema. Në bazë të parallogaritjeve, kostoja e këtij projekti të madh infrastrukturor do të jetë rreth 200 milionë euro. Prej tyre afër 150 milionë euro janë për tunelin 6.4 kilometërsh përmes malit të Korfit (Vërtopit), e që është përafërsisht 600 metra më i gjatë sesa ai i Kalimashit”, tha Kurti.
“Ndërkaq rreth 50 milionë euro do të kushtojë rruga në të dy anej e tunelit që do të lidhë këto dy qytete shumë të rëndësishme sa për aktualitetin e qytetarëve, aq edhe për potencialin ekonomik e turistik, shtoi ai.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës ka thënë se kjo rrugë që nëpër Prevallë e Glloboçicë është e gjatë 113 kilometra dhe tani i merr më shumë se dy orë e gjysmë udhëtim do të jetë më e shkurtër se 50 kilometra e do të përshkohet për dukshëm më pak se një orë./Arbresh.info
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz