Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk e di kur do të hiqen masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.
Kurti dje ka vizituar dy komunat e Maqedonisë së Veriut, ku ka dhënë edhe një intervistë lidhur mbi gjendjen aktuale në Kosovë.
“Nuk e di se kur do të tërhiqen masat, ato duhet të tërhiqen sa më parë, Kosova është treguar konstruktive dhe kreative me ide dhe e përkushtuar në dialog që ka rezultuar me marrëveshjen bazzke. Me 27 Shkurt në Bruksel e kemi realizuar marrëveshjen bazike që ka 6 fjali në preambulë dhe 11 nene, që është njohje reciproke de-facto. Në marrëveshjen e Ohrit më 18 mars ja bashkangjitëm marrëveshjes bazike edhe një aneks implementimi me 12 pika, por është Beogradi që e ka shkelur atë, presidenti i atjeshëm, ne kemi thënë ta zbatojmë në plotni pakushte dhe sa më shpejt, obstruksionet për marrëveshjen që kemi nuk vijnë nga Prishtina”, ka deklaruar Kurti në një intervistë dhënë për televizonin lokal “Koha TV” në Tetovë.
Kurti thotë se Qeveria e Kosovës ka marrë masa për de-eskalimin e situatës në veri, ku dy herë nga 25% është zvogëluar paraqitja e policisë në ndërtesat e komunave në veri.
Po ashtu kreu ekzekutiv ka thënë se Kosova ka shprehur gatishmëri për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar janë në drejtimin e duhur për përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“De-eskalimi në veri në masë të konsiderueshme ka ndodhur, dy herë nga 25% e kemi zvogëluar paraqitjen e policisë tonë në ndërtesat në veri, dhe kemi shprehur gatishmërinë që të mbahen zgjedhjet e parakohshme, nuk është e logjikshme e as racionale të insistohet kundër Kosovës me masa më të ndryshme, nga ato financiare deri ato te vizitat e nivelit të lartë, ato duhet të tejkaloheshin, hiqeshin dhe kjo letra e mbi 50 parlamentarëve të perëndimit demokratik, SHBA, BE, Mbretëri e Bashkuar është në hapin e duhur në drejtimin e duhur që të përmirësohet qasja ndaj Kosovës dhe të ashpërsohet ndaj Serbisë agresore që nuk distancohet as nga Millosheviqi as nga Putini”, tha Kurti.
“Unë kam qenë shumë konstruktiv, kemi shpreh gatishmërinë për të pas mirëkuptim për brengat e BE-së dhe nuk kemi bërë në kurriz të vlerave evropiane apo të kushtetutshmërisë apo ligjshmërisë së Kosovës. Kemi qenë parimor dhe jo kokëfortë, dhe BE bën mirë që ta pranoj, vlerësoj e mirëkuptoj sa më parë”, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri i Kosovës, ka vizituar dy komunat në Maqedoni të Veriut, atë të Çaririt dhe të Tetovës, ai ishte i shoqëruar nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, dhe ka marrë pjesë në manifestimin mirëseardhës që u organizua për nder të tij, në sheshin “Iliria”./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër