Gjermania zyrtarisht njeh avokatët e licencuar të Kosovës

11:50 | 11 Gusht 2023
A Z

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar si lajm të mirë regjistrimin e avokatëve kosovarë në Gjermani.

Rohde shkruan se ky hap do të ndihmojë që të rritet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.

“Zhvillim emocionues! Avokatët kosovarë tani mund të regjistrohen pranë shoqatave të avokatëve gjerman, duke u mundësuar atyre të punojnë drejtpërdrejt në Gjermani. Ky hap premton të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe të përmirësojë ekzekutimin e projektit mes dy kufijve gjermano-kosovar. Një hap i rëndësishëm përpara”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Ndryshe, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, të enjten kishte thënë se avokatët nga Republika e Kosovës tashmë njihen zyrtarisht nga Gjermania.

“Ky kapitull i ri ofron një mundësi të jashtëzakonshme, që dija dhe përvoja e avokatëve kosovarë të jenë në proporcion të drejtë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të integrimit juridik, përkatësisht të përshtatmërisë së kuadrit ligjor të avokatisë kosovare me atë gjermane dhe evropiane. Faleminderit Ministrisë Federale të Drejtësisë për besimin e vazhdueshëm ndaj Republikës së Kosovës”, shkroi Ajeti./Arbresh.info/