Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim, kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me avancimin e shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë edhe fillimin e shërbimeve specialistike në Komunën e Podujevës, shrkuan Arbresh.info.
Ministri Vitia tha se në bashkëpunim me SHSKUK-snë do të sigurojnë stafin e nevojshëm mjekësor që të funksionalizohen shërbimet në kuadër të mundësive ligjore.
“Ai u shpreh se qytetarët e Podujevës do të kenë edhe shërbimet sekondare dhe do të kërkojë nga Bordi i SHSKUK-së të trajtohet kërkesa për fillimin e shërbimeve sekondare në nivelin specialistik dhe të vizitave specialistike në këtë komunë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ndërkaq, kryetari Bulliqi e falënderoi Ministrin Vitia për gatishmërinë, ndërsa u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në dobi të shëndetit të qytetarëve./Arbresh.info
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit