Ministrja e Ekononomisë, Artane Rizvanoll, të martën është takuar me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristucci, me të cilin biseduan për gjendjen e minoriteteve në Kosovë.
Lidhur me këtë takim, ka dhënë detaje faqja zyrtare e KFOR-it në Twitter.
Por, çka bie në sy është mënyra e interpretimit të postit të minstres Rizvanolli, kjo pasi që ky mision nuk e njeh atë si ministre për shkak të Rezolutës 1244.
Në njoftimin për takimin, KFOR-i i referohet si “Rizvanolli e Institucioneve të Ekonomisë së Kosovës”.
Ndërsa nëë këtë takim është biseduar kryesisht për gjendjen e përgjithshme të minoriteteve në Kosovë.
“Komandanti i KFOR-it, MG Ristuccia, u takua me znj. Artane Rizvanolli nga Institucionet në Ekonominë e Kosovës, përfaqësues të ambasadave italiane dhe gjermane dhe të organizatave të mirëqenies sociale. Ata patën një diskutim produktiv për gjendjen e përgjithshme të minoriteteve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR./Arbresh.info/
#KFOR Commander, MG Ristuccia, met with Ms. Artane Rizvanolli of Institutions in Kosovo Economy, representatives of Italian and German embassies and of social welfare organizations. They had a productive discussion on the general situation of the minorities in #Kosovo. pic.twitter.com/GpXlCs8qtb
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) August 8, 2023
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...
Hapet Ngushtica e Hormuzit, bllokada amerikane vazhdon të mb...