Rreth 10 persona janë marrë në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur të martën në lagjen “Hajri Çakërri” të Vlorës, ku si pasojë e një konflikti fizik mes dy personave, mbeti i vdekur Armando Meshau.
Ndërsa Rei Meta, i përfshirë në sherrin me grushte u arrestua pas disa orë largimi nga vendi i ngjarjes.
Policia mësohet se ka pyetur dëshmitarë okularë të ngjarjes, por edhe të afërm të viktimës dhe autorit të ngjarjes. Hetimet janë përqendruar kryesisht për të vërtetuar dhe mbi ato që ka deklaruar 33-vjeçari Meta nëse sherri mes tij dhe Meshaut nisi për shkak të një mosmarrëveshje për pronësinë e një apartamenti të një pallati të ndërtuar nga viktima.
Mësohet se Meta ka deklaruar në polici se nuk ka pasur motiv për ta vrarë 55-vjeçarin teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht, pasi të dy do të printonin disa dokumente.
Sipas tij vdekja e Meshaut ishte aksidentale. Sakaq mësohet se policia ka sekuestruar edhe të gjitha kamerat e sigurisë që ndodhen pranë zonës ku ndodhi ngjarja, për të krijuar një ide më të qartë mbi sherrin që përfundoi me humbjen e jetës së inxhinierin 55-vjeçar.
Autori i moshës 33-vjeçare rezulton të jetë djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti./Tv Klan
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...