Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se ka inkasuar 78.9 milionë euro më shumë se në vitin 2022.
Siç bën të ditur kjo administratë, në periudhën janar – korrik 2023, të hyrat e grumbulluara në vend janë 514.8 milionë euro.
Tutje, ATK ka falënderuar të gjithë tatimpaguesit të cilët kryejnë me kohë obligimet tatimore, derisa është shprehur se për tatimpaguesit jo përmbushës do të merren të gjitha veprimet ligjore për mospagesë të tatimit, siç parashihet me dispozita ligjore.
Njoftimi i plotë:
ATK inkason 78.9 milionë euro më shumë se në vitin 2022
Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon me punën në drejtim të rritjes së mbledhjes së të hyrave tatimore të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Mjedisi në të cilin ATK vepron është kompleks dhe vazhdimisht pëson ndryshime, andaj kjo e detyron Administratën Tatimore që të reagojë paanshëm në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi.
Pikërisht në kuadër të kësaj, plani i të hyrave fokusohet në qëllimet strategjike si: përmirësimi i mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor. Pastaj, forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe të ndërmerren veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mos – përmbushës.
Në periudhën janar – korrik/2023, të hyrat e grumbulluara janë 514.8 milionë euro, nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit 2022, kemi rritje mbi 78.9 milionë euro më shumë apo 18.1%.
ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore dhe njofton tatimpaguesit jo përmbushës se do të merren të gjitha veprimet ligjore për mos pagesë të tatimit, siç parashihet me dispozita ligjore.
Paguani tatimet ndërtojeni vendin tuaj./Arbresh.info/
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...