Një mjet shpërthyes dyshohet të ketë shpërthyer të shtunën mbrëma në një lokal me pronar serb në Ranillug.
Lokali dyshohet të jetë pronë e deputetit të Listës Serbe, Zoran Maksimoviq
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.
Hashani tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:45, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
“Më datën 06.08.2023 rreth orës 14:15 Stacioni i Policisë Ranillug ka pranuar informacion se tek lokali i quajtur ,,Kod Maksi” pronë e Z.M. (mashkull, kosovar serb) dyshohej se ka shpërthyer një mjet shpërthyes. Rasti dyshohet të këtë ndodhur më datë: 05.08.2023 rreth orës 22:45. Njësitet policore relevante patrulluese, hetues nga Stacioni Policor Ranillug, hetues rajonal duke përfshirë Krim Teknikën Rajonale dhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive i janë përgjigjur rastit”, tha ai.
Hashani shtoi tutje se nga vendi i ngjarjes është raportuar se nga ky rast lëndime trupore nuk ka pësuar askush përpos disa dëmeve të vogla materiale.
“Pronari i lokalit nuk është takuar nga policia pasi i njëjti për momentin gjendet në pushime jashtë Republikës së Kosovës”, bëri të ditur Hashani.
Rrethanat se si ka ndodhur rasti vazhdojnë të hetohen nga Hetues Rajonal të Policisë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes