Minsitri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se Kosova është bërë shteti në nivelin më të ulët të borxhit shtetrëror në Evropë.
Sipas Muratit, kjo vjen falë dispilinës e mirëmenaxhimit të parasë publike, shkruan Arbresh.info.
“Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë.”, ka shkruar Murati në Facebook.
Murati ka shkruar se një konsolidim i tillë është vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare.
‘Ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave, sepse sa më pak borxh aq më pak pagesë e kamatave, dhe së dyti na mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja në krahasim me të tjerët, sepse kemi dëshmuar qëndrueshmëri dhe mirëshpenzim të parasë publike.”, përfundoi Murati./Arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...