Interi është në kërkim të një tjetër mbrojtësi, pas largimit të Milan Skriniar në drejtim të PSG-së.
Neroazzurët duan ta përforcojnë repartin defensivë dhe qendërmbrojtësi i Atalantës, Merih Demiral është opsioni kryesor i tyre.
Qendërmbrojtësi turk ka përvojë të gjatë në Serie A dhe pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Simone Inzaghi.
Calciomercato ka raportuar se Interi është duke përgatitur një ofertë në drejtim të Atalantës për të nënshkruar me reprezentuesin turk.
25-vjeçari dëshiron të bëj një hap para në karrierë, dersa edhe agjenti i tij javë më parë kishte raportuar se Interi është një opsion konkret.
Zikaltërtit janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për transferimin e Demiral në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/
Konjufca ngushëllon familjet e tre kosovarëve që humbën jetë...
Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi,...
Kurti vendos gurthemelin e zgjerimit të Qendrës Nacionale të...
Alban Dragusha emërohet trajner i ri i FC Prishtinës
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani operohet pas plagëve të rënda ng...
Kim Jong Un fiton zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut ...