Policia e Kosovës ka shtuar masë shtesë sigurimi për mbarëvajtjen dhe ofrimin e sigurisë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Kolona në këtë zonë është shumë e shpeshtë e sidomos në stinën e verës ku mërgimtarët vijnë për pushime në Kosovë.
Kjo masë shtesë sipas policisë, është bërë për shkak të parandalimit të aksidenteve, shkruan Arbresh.info.
“Duke marrë parasysh fluksin e shtuar të automjeteve në trafik ditëve të fundit, ku rrjedha e trafikut po zhvillohet me e ngadalësuar dhe si rrjedhojë po krijohen kolona të gjata sidomos në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, referuar kësaj gjendje në kuadër të Planit Operativ ,,Sezoni veror 2023”, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut po vazhdon me masa të shtuara për mbarëvajtjen dhe kontrollin e trafikut me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të aksidenteve dhe reduktimin e kolonave në rrugë”, thuhet në njoftim.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 147 gjoba të ndryshme, përfshirë kundërvajtje pa patentë shofer, pa regjistrim te automjetit, ngasje nën ndikim alkooli, përdorim i telefonit gjatë ngasjes etj./Arbesh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...