Thaçi uron nënën e tij për ditëlindje e e 86-të

17:49 | 4 Gusht 2023
Diellza Gashi

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka uruar nënën e tij për ditëlindjen e 86-të.

Kjo është realizuar përmes një komunikimi me video, të bërë nga ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi që i i njëjti tash e dy vite gjendjet në paraburgim në Hagë, shkruan Arbresh.info.

“Si çdo 4 gusht, pavarësisht që gjendet në paraburgim në Hagë, nënës Hyrë kurrë nuk i ka munguar urimi i djalit të saj për ditëlindjen. Edhe sot kur mbushi 86 vjet, ajo pranoi thirrjen e shumëpritur, e cila për shkak të moshës së shtyrë po e plotëson sadopak nevojën e komunikimit me djalin e saj, Hashimin, përmes videolidhjeve”, ka njoftuar në Facebook Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.

Kujtojmë se Thaçi tash e dy vite i është mundësuar vetëm një herë që të vijë për vizitë në Kosovë tek nëna e tij, pasi që kjo e fundit ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale