Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta, në prezencë të familjarëve dhe kolegëve, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave krijuesin, regjisorin e pedagogun, Bekim Lumi.
Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se Osmani ka theksuar se regjisori Lumi shquhej për guximin dhe përkushtimin ndaj arteve dramatike, duke e vendosur teatrin kosovar në hartën kulturore evropiane, përcjell Arbresh.info.
Ndërsa gjatë ditës së sotme në shenjë nderimi Osmani shprehi mirënjohje dhe e nderoi figurën dhe krijimtarinë e Lumit.
“Krijimtaria e Bekimit ishte alternative dhe avangarde, me një lojë të pasur estetike e skenike. Ai përfaqësoi në mënyrë dinjitoze teatrin e Kosovës nëpër teatrot evropiane, duke u shndërruar në emblemë të teatrit bashkëkohor të shtetit tonë. Na artësoi, siç preferonte të shprehej ai, ndërkaq ne sot po i shprehim mirënjohje dhe e nderojmë figurën dhe krijimtarinë e tij”, ka theksuar Osmani./Arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...