Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe bartje të aksioneve disa milionëshe

23:03 | 2 Gusht 2023
Diellza Gashi

Është arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘‘falsifikim i dokumenteve”.

Sipas njoftim, hetuesit policorë nga Sektori për Hetime Financiare i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nga një ankues, dje kanë pranuar informatën se persona të dyshuar përmes dokumenteve të falsifikuara në mënyrë të kundërligjshme dhe pa pëlqimin e tij, i kanë bartur pronësinë dhe aksionet e kompanisë te një person tjetër”, përcjell arbresh.info.

Tutje thuhet se vlera e këtyre aksioneve kap shifrën disa miliona euro.

Dhe për këtë Policia në koordinim me prokurorinë kompetente, kanë ndërmarr veprime hetimore, janë siguruar prova dhe dëshmi të dokumenteve të falsifikuara.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari M.A në prezencë të avokatit mbrojtës.

Pas përfundimit dhe sigurimit të provave dhe dëshmive është iniciuar rasti ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe  me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. /arbresh.info/