Rruga e UÇK-së tek qafa në Prishtinë nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave nga ora 11:15 deri në 12:45.
Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Sipas njoftimit, rruga do të jetë e mbyllur për shkak se Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të organizojë një ushtrim praktik në objektin e vjetër të komunës me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore, si dhe koordinimin e institucioneve për reagim në zjarre dhe fatkeqësi tjera natyrore për: shuarjen e zjarrit, kërkim shpëtimin, evakuimin e personelit dhe qytetarëve.
Njoftimi i plotë:
Të enjten me datë 03.07.2023, nga ora 11:15 deri në 12:45, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të organizojë një ushtrim praktik në objektin e vjetër të komunës me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjestarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore, si dhe koordinimin e institucioneve për reagim në zjarre dhe fatkeqësi tjera natyrore për: shuarjen e zjarrit, kërkim shpëtimin, evakuimin e personelit dhe qytetarëve. Për shkak të ushtrimit, në koordinim me policinë është marrë vendimi që një pjesë e rrugës “UÇK” (ku gjendet komuna) të mbyllet për qarkullimin e veturave për dy orë./Arbresh.info/
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...