Qytetarët e huaj pritën në radhë në aeroportin e Nigerit të mërkurën në mëngjes për fluturimin e tretë të evakuimit, pas grushtit të shtetit në vendin e Afrikës Perëndimore.
Forcat franceze në kryeqytet, Niamey, i evakuuan qindra të huaj, kryesisht francezë, drejt Parisit me dy aeroplanë të martën, pas shqetësimeve se qytetarët e tyre dhe evropianët e tjerë rrezikojnë të ngujohen nga grusht shteti ushtarak i javës së kaluar, në të cilin u rrëzua dhe u arrestua presidenti Mohamed Bazoum.
Franca, Italia dhe Spanja njoftuan se po i evakuojnë qytetarët e vet dhe evropianët e tjerë nga Nigeri.
Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë njoftuar nëse do t’i evakuojnë qytetarët e vet, por disa amerikanë janë larguar me ndihem e shteteve evropiane tashmë.
Një aeroplan ushtarak italian ateroi në Romë të mërkurën me 99 udhëtarë, përfshirë 21 amerikanë dhe civilë nga vendet e tjera, tha Ministria e Mbrojtjes e Italisë.
Dy aeroplanët e parë që ateruan në Paris gjatë natës kishin 12 foshnje, në mesin e 262 udhëtarëve në bord, shumica e të cilëve francezë. Ministria e Punëve të Jashtme e Francës tha se në mesin e të evakuarëve kishte edhe qytetarë nga Nigeri, Portugalia, Belgjika, Etiopia dhe Libani./euronews
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...