Menaxheri i sigurisë në një qendër tregtare në Tiranë dyshohet se është vrarë me armë zjarri në vendin e punës.
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:15 në ambientet e qendrës tregtare, e cila ka qenë e mbyllur për klientët.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te një qendër tregtare, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e qendrës tregtare), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri”, njofton policia./euronews
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...