Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka kërkuar nga Presidentja, Vjosa Osmani që të mos e dekretojë Ligjin për Skemat Pensionale i miratuar nga Kuvendi.
Bajrami përmes një njoftimi në Facebook tha se “edhe Ligji nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti mbetet diskriminues për shkak të pikës 2.4. në Nenit 8/A.”, shkruan Arbresh.info.
Sipas saj, opozita tentoi që ta ndryshojë këtë nen në mes të dy leximeve mirëpo, siç tha ajo nuk patën sukses.
“Edhepse deputetët e opozitës tentuan ta ndryshojnë këtë nen në mes të dy leximeve nuk patën sukses andaj Ligji nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti mbetet diskriminues dhe si të tillë presidentja nuk duhet ta dekretoj – duhet të ia kthej Kuvendit.”, shkroi deputetja opozitare./Arbresh.info
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores
Media ndërkombëtare shkruan për vizitën e Marta Kos: Kosova ...
27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të...
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...