Me moton “Demokracia vdes në errësirë” ka nisur protesta e gazetarëve kundër pezullimit të biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Kjo protestë e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka filluar prej orës 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Në protestë kanë dalë gazetarët për t’u solidarizuar me Klan Kosovën pasi Ministria informoi se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë të premten vendim për refuzimin e ankesës së Shoqëirsë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k”.
Ndër të tjera MINT përmes njoftimit ka thënë se “Çdo palë në procedurë gëzon të drejtën e ankimimit ndaj vendimeve të ARBK-së. Mirëpo, shkeljet e Kushtetutës nuk mund të konsiderohen kurrë si çështje “teknike”.”
Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...
“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të kon...
Zgjedhjet e parakohshme, KQZ mban sot mbledhjen e radhës