Mbrojtësi Lucas Hernandez pak ditë më parë iu bashkua PSG-së nga Bayern Munich.
Hernandez duke folur për mediet franceze, ka premtuar se do të jep më të mirën në fanellën e gjigantit francez.
Ai ka folur edhe për disa deklarata të dhëna kohë më parë kur ishte pjesë e Marseille-s. Ai kishte deklaruar se asnjëherë nuk do luante për PSG-në.
“Nuk është një situatë qesharake dhe e kuptoj plotësisht. Isha i ri dhe bëra disa komente të sikletshme për Marseillen duke thënë së nuk do të luaja kurrë për PSG-në”, ka thënë ai.
“Jam i vetëdijshëm për situatën, por jam këtu për t’u treguar të gjithë tifozëve skeptikë se do të jap gjithçka për klubin dhe për këtë fanellë. Ata do të shohin shumë shpejt. Unë jam shumë konkurrues dhe nga ndeshja ime e parë do të jap më të mirën për këtë fanellë”, ka theksuar Hernandez./rtk
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...